Arbëri

Ambasadori Cufaj priti oficerët e rinj të FSK-së, që diplomuan në Bundeswehrin gjerman

Ambasadori Cufaj priti oficerët e rinj të FSK-së, që diplomuan në Bundeswehrin gjerman
 

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Beqë Cufaj, i shoqëruar nga atasheu ushtarak i FSK-së në Gjermani, kolonel Xhavit Sadriaj, sot pritën tre oficerët e rinj nga Kosova: nëntogerët Albestrim Rexhepin, Nuhi Pronajn dhe Rinor Hamitin, të cilët me sukses kanë kryer shkollimin e tyre pranë Bundeswehrit në Gjermani.

Ambasadori Cufaj me këtë rast përgëzoi oficerët e rinj të Ushtrisë së Kosovës, të cilët nga data 12 dhjetor e këtij viti do t’i bashkëngjiten FSK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes FSK-së dhe Bundeswehrit, duke potencuar që aspirata e Ushtrisë sonë për t’u anëtarësuar në NATO mund dhe duhet të realizohet pikërisht përmes bashkëpunimit të tillë.