Arbëri

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

12 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 645 raste të reja të infeksionit.

Dy të vdekur janë nga Gjilani (80, 72 vjeç), dy nga Peja (88, 75 vjeç), dhe nga një në Deçan (85 vjeç), Ferizaj (76 vjeç), Gjakovë (68 vjeç), Mitrovicë (53 vjeç), Prishtinë (86 vjeç), Prizren (82 vjeç), Rahovec (80 vjeç) e Shtime (71 vjeç).

Numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 926. I të infektuarve ka arritur në 34.940.

645 rastet e reja të infeksionit janë nga testimi i 1542 mostrave.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 353 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 21.396. Janë 12.618 raste aktive.