1 perditesime
15:03

Në mungesë të kuorumit ndërpritet mbledhja e Komisionit hetimor për pandeminë

Në mungesë të kuorumit është pezulluar mbledhja e Komisionit hetimor për menaxhimin e pandemisë, ku ishte duke raportuar ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu.

Në sallë të pranishëm janë vetëm katër deputetë.

Nënkryetari i Komisionit, Bekim Haxhiu, ka kritikuar deputetët që sot nuk kanë qenë të pranishëm në komision.

“Duket se prioritet e disa deputetëve janë tjera sesa kjo temë për menaxhimin për Covid-19. Veçanërisht subjekti ku në atë kohë ka qeverisë me pushtetin po i neglizhon raportimet për menaxhimin e covid-19 në atë kohë”, ka thënë ai.

14:32

Sejdiu: Bordi i SHSKUK-së ka qenë pengues i punës time

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu, është duke raportuar në Komisionin hetimor parlamentar për menaxhimin e pandemisë.

I pyetur nga nënkryetari i komisionit, Bekim Haxhiu, për sfidat në menaxhimin e pandemisë, Sejdiu ka thënë se është formuar një komitet në SHSKUK ku janë marrë informacione të ndryshme dhe më pas i kanë përcjellë në spitalet tjera.

“Në komitet ka pasur mjekë të lëmive të ndryshme. Kemi llogarit që t’i prioritizojmë klinikat si Infektiven, Emergjencën, Pomologjinë dhe Pediatrinë. Duke parë se procedurat po zvarriten keni marrë përsipër sigurimin e materialeve specifike për mjekët, kemi bërë furnizimin me monitor si të domosdoshme për trajtim intensiv. Çdo detaj ka qenë i organizuar. Sfidë ka qenë furnizimi me material shpenzues”, ka thënë ai.

Sejdiu ka deklaruar se 800 infermierë janë trajnuar. Ai tutje ka shtuar se problemi më i madh në atë kohë kanë qenë testimet.

“Neve na kanë ardh me vonesa rezultatet dhe kemi kërkuar që të ketë prioritet për rezultate. Është formuar bordi por nuk ka qenë përkrahës por pengues në punën time. Mund ta shohësh që tash ka tejet keq menaxhim”, ka shtuar ai.

Sejdiu tutje ka folur edhe për personelin shëndetësor dhe trajtimin e tyre. Tutje ka shtuar se sfidë ka qenë edhe furnizimi me oksigjen, porse sipas tij, tashmë bordi aktual po heshtë.

“Është virus i panjohur dhe kemi trajnuar personelin shëndetësorë dhe krijimi i dhomave të tirazhimit ka qenë që mos të infektohet stafi. Veprimi tjetër që ka qenë pozitiv është edhe krijimi i mjekësisë sportive ku edhe aty edhe në klinikën infektive është bërë mundësia edhe e dializës. Vonimi i testimeve ka qenë sfidë. Vonesa në rezultatet ka ndikuar të ketë laramani të rezultateve. Mjekimin intensiv e kemi bë të ndarë. Infeksioni do të rritet sepse është bërë përzierja e klinikave dhe kjo nuk është bërë e drejtë. Një prej sfidave ka qenë edhe furnizimi me oksigjen. Ky bord tash hesht edhe ky auditor heshtë", ka thënë ai.