Arbëri

Bugajski: Pas rastit të Karabakut, Vuçiq konsideron se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe

Bugajski: Pas rastit të Karabakut, Vuçiq konsideron se Kosova mund të pushtohet sërish nga trupat serbe
 

Rimarrja e rajonit të Karabakut nga ushtria e Azerbajxhanit prej Armenisë i ka hapur rrugën një stuhie zemërimi dhe ambiciesh në lindjen e Europës.

Në Ballkanin Perëndimor, kjo mund të ripërtërijë aspiratat e qeverisë serbe për të ripushtuar Kosovën, ndërsa në Gjeorgji, Ukrainë dhe Moldavi kjo mund të konsolidojë bindjen se territoret e pushtuara aktualisht nga Rusia, në fund të fundit, do të rifitohen.