Arbëri

Kush i paguan avokatët pranë Gjykatës në Hagë?

Kush i paguan avokatët pranë Gjykatës në Hagë?

Prishtinë, 22 nëntor - Ish-udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me aktakuza për krime lufte në Dhomat e Specializuara në Hagë, mund të mbesin pa mbulesë të plotë financiare nga shteti për mbrojtjen e tyre. Ata kanë angazhuar avokatë të njohur ndërkombëtarë, e që kostoja e tyre mund t’i tejkalojë tarifat e përcaktuara nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës.

Bashkë me miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në gusht të vitit 2015, Kuvendi i Kosovës po ashtu kishte miratuar një ligj sipas të cilit çdo i akuzuar potencial nga Dhomat e Specializuara ka të drejtën për ndihmë financiare dhe mbulim të shpenzimeve të mbrojtjes.