Arbëri

10 të vdekur e 707 raste të reja me COVID-19

10 të vdekur e 707 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kosovë dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 914.

Katër të vdekur janë nga Prishtina, ndërsa nga një nga Dragashi, Istogu, Klina, Podujeva, Shtime e Vushtrri.