Arbëri

Beqaj: Partnerëve u janë shtuar apetitet, çdo ditë e kësaj qeverie mund të jetë e fundit

Beqaj: Partnerëve u janë shtuar apetitet, çdo ditë e kësaj qeverie mund të jetë e fundit

Qeveria Hoti do të arrijë të mbijetojë për aq kohë sa ekziston interesi i partnerëve të koalicionit, të cilët i kanë shtuar apetitet e paepura politike, ka thënë politologu Belul Beqaj.

“Prandaj, çdo ditë e saj mund të jetë e fundit...”, ka theksuar ai. Sipas Beqajt, Qeveria Hoti erdh si produkt i kalkulimit të “gabuar” të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, se do të arrijë marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë, “por që përfundoi me marrëveshje ekonomike, brenda së cilës ka edhe pika diskutabile”.