Arbëri

Politikani boshnjak vdes nga koronavirusi ditën që fitoi zgjedhjet

Politikani boshnjak vdes nga koronavirusi ditën që fitoi zgjedhjet
 

Sarajevë, 17 nëntor - Kandidati Mirsad Peco fitoi zgjedhjet për kryetar të Komunës së qytetit të Travnikut, në pjesën qendrore të vendit. Zgjedhjet u zhvilluan ditën e diel në Bosnjë-Hercegovinë, por në këtë ditë kur edhe fitoi, kandidati Peco vdiq për shkak të Covid-19, transmeton Shqip.

Bakir Izetbegoviq, kryetari i partisë, në një konferencë për media tha se zgjedhjet në Travnik me siguri do të përsëriten pasi kandidati i SDA, Peco, humbi jetën mëngjesin e sotëm.