Arbëri

Mbi 100 persona janë arrestuar në Kosovë për terrorizëm

Që nga viti 2013 më shumë se 100 persona janë arrestuar për terrorizëm në Republikën e Kosovës, në mesin e tyre edhe 14 imam, ndaj këtyre të fundit, Prokuroria nuk kishte arritur të siguronte prova, andaj ata ishin liruar. Përveç këtyre veprimeve kundër terrorizmit, institucionet qendrore të Kosovës miratuan në vitin 2015.

“Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizimit të dhunshëm në luftën kundër terrorizmit 2015-2020”, që synon të trajtojë problemin e radikalizimit dhe ekstremizmit në planin afatgjatë, raporton KOHA.

Në luftën kundër terrorizmit, në vitin 2014, Policia e Kosovës kishte arrestuar më shumë se 100 persona.

E në mesin e këtyre të arrestuarve ishin edhe 14 imam, shumica prej të cilëve ishin pjese e Bashkësisë Islame të Kosovës.

këta të fundit dyshoheshin për nxitje të ekstremizmit fetar dhe shkuarjes të rinjve nga Kosova për të luftuar “në emër të Zotit” përkrahë organizatave terroriste ISIL dhe Al Nusra.

Imamët akuza para gjykatës, të dyshuarit i kishin mohuar.

Në mungesë të provave, ata u liruan nga akuzat që ishin ngritur nga Prokuroria Speciale.

Por parandalimi dhe luftimi i terrorizmit vazhdon të mbetet një ndër prioritetet kryesore strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës më 12 mars 2015 kishte miratuar Ligjin për ndalimin e bashkimi në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, ku qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, i cili përcakton veprën penale të “bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht, në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë

territorit të Republikës së Kosovës”.

Ky Ligji parasheh dënime prej 6 muaj deri në 15 vjet

Strategjia Shtetërore kundër Terrorizmit dhe Plani i Veprimit 2018–2022, dokument i hartuar nga Qeveria, ka për synim kundërshtimin dhe luftimin e ideologjive ekstremiste apo radikale, të çfarëdo natyre, të cilat mund të shpijnë në përdorimin

e dhunës dhe bien ndesh me normat dhe parimet demokratike të shoqërisë kosovare.

E në prill të vitit të kaluar 110 persona qytetarë të Kosovës, të cilët ishin në zonat e konfliktit në Siri u kthyen në Kosovë.

Kthimi i tyre u bë nga Turqia me një aeroplan që mbante flamurin amerikan. Qytetarët e kthyer janë gra dhe fëmijë të luftëtarëve shqiptarë që ishin të përfshirë në konfliktet në Lindjen e Mesme përkrah IS-it.

Në mesin e të kthyerve ishin edhe katër ish-luftëtarë të IS-it, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë këtu edhe nëntë fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë.

Kthimi në Kosovë i këtyre 110 kosovarëve, ishte pjesë e një plani në koordinim të plotë me SHBA, kishte thënë ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Në prill 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, 32 të dyshuarave ua kishte caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit se të njëjtat kanë kryer veprën penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës”, dhe veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”.

Ndërsa, në korrik 2019, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte vendosur që ndaj 24 grave të kthyera nga Siria të vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të tjerë, ndaj 4 prej tyre u është zëvendësuar kjo masë, me paraqitje në stacion policor, ndërsa 4 gra të tjera janë liruar nga masa e arrestit shtëpiak.