Arbëri

Ministrja Bajrami fton Guardia di Finanza të hetojë skandalin e Thesarit

 

Ministrja e Financave në Qeverinë e Kosovës, Hykmete Bajrami, u ka bërë kërkesë autoriteteve italiane që të mbështesin hetimet për vjedhjen e mbi dy milionëve eurove në Thesarin e Shtetit.

“Pas vjedhjes në Thesar, në cilësinë e ministres së Financave i kam dërguar letër ambasadorit italian, që në fusha të bashkëpunimit të përfshihet edhe Thesari, me theks auditimi në Thesar, por edhe ngritja e nivelit të sigurisë dhe integritetit të sistemit. Njëherit kam kërkuar nga ambasadori i BE-së, z.Tomas Szunyog, edhe mbështetjen financiare nga BE që Guardia di Finanza të auditojë Thesarin”, ka shkruar Bajrami në rrjetin “Facebook” të dielën.