Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka thënë se krimi i organizuar ka lëshuar thellë rrënjët brenda institucioneve të vendit.
Abrashi ka reaguar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, që vendosi t’i japë licencë 40-vjeçare Kelkosit për operim me dy hidrocentrale, në Deçan dhe Belaje.
“Në kushte kur Kuvendi i Kosovës ka formuar Komision Hetimor për çështjen e Hidrocentraleve, vazhdon i papenguar procesi i licencimit të tyre mbi baza të dyshimta ligjore. Në Komision Hetimor deputetët e pozitës dhe disa të opozitës sabotojnë kërkesën e drejtë për ndërprerjen e përkohshme të dhënies së lejeve dhe licencave deri në përfundimin e punës së Komisionit hetimor”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Sipas tij, me këtë rast janë shpikur rregulla fiktive që u mbivendosen dispozitave ligjore, vetëm për dhënie të licencave.
“Ministria lëshon leje mjedisore pa plotësim të kritereve, kurse ministri Kuqi gënjen haptas se nuk e ka bërë një gjë të tillë. Krejt kjo bëhet gjersa pasuria natyrore e Kosovës dëmtohet egërsisht dhe pa kthim në emër të profitit privat. Rast për burg!”, ka thënë Abrashi.
-
Abrashi: Do të diskutojmë me gjithë deputetët që “nuk e kanë humbur arsyen nga presioni”
-
Deçanasit presin që përgjegjësit për dëmet në Grykë të Deçanit të vihen para drejtësisë
-
E-maili i ish-ministrit Kuçi, që i parapriu lëshimit të lejeve për dy hidrocentrale të KELKOS-it
-
VV-ja thotë se ka dorëzuar zgjerimin e padisë kundër Ministrisë së Ambientit për lejet e hidrocentraleve
-
Gjykata Themelore merr vendim për pezullim të punës së "Kelkosit" për hidrocentralet në Deçan