Arbëri

​Zyrtarët policorë të dyshuar për mashtrim vazhdojnë të marrin pensionin e invalidit të luftës

​Zyrtarët policorë të dyshuar për mashtrim vazhdojnë të marrin pensionin e invalidit të luftës
 

Inspektorati Policor i Kosovës, në korrik të këtij viti ka ngritur kallëzim penal ndaj 141 zyrtarëve policorë, nën dyshimet për mashtrim. 94 prej tyre po vazhdojnë të marrin pensionet për çrregullim mendor, përkundër që në vitin 2018 janë ekzaminuar dhe të njëjtit kanë rezultuar që nuk kanë probleme.

Kjo është bërë e ditur sot nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.