Arbëri

Qeveria sonte pritet të vendosë masa të reja, karantinim për komunat me risk të lartë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Qeveria e Kosovës sonte do të ketë në shqyrtim një vendim 34 pikësh në lidhje me masat anti-COVID.

Dokumenti me masat e reja do të shqyrtohet sonte nga ministrat dhe më pas pritet të aprovohet.

Në pikën e parë të këtij vendimi, thuhet se shtetasit e huaj që futen në Kosovë nga vendet me risk të lartë të infeksionit, duhet të paraqesin testin negativ PCR.

Pastaj, në komunat me risk të ulët, deri në 75 të infektuar në javë për 100 mijë banorë, do të lejohet veprimtaria e operatorëve ekonomikë nga 05.00 deri në 19.00.

Në komunat me risk të mesëm, nga 76 deri në 149 të infektuar brenda javës për 100 mijë banorë, operatorëve do t’u lejohet puna nga 05.00 deri në 18.00.

E në komunat me risk të lartë, mbi 150 të infektuar brenda javës për 100 mijë banorë, do të ndalohen hyrje daljet të qytetarëve dhe automjeteve në gjithë territorin e komunës.

Sipas statistikave të tashme, këtu përfshihet Prishtina, që në ditë po regjistron edhe mbi 300 raste pozitive.

Gastronomia në këto komuna nuk do të lejohet të shërbejë klientët, por do të lejohet shërbimi “merre me vete”.

{gallery}