Arbëri

Mehmeti: “Z-Mobile” dhe kontratat fiktive dërguan Telekomin drejt falimentimit

Mehmeti: “Z-Mobile” dhe kontratat fiktive dërguan Telekomin drejt falimentimit
Foto: Driton Paqarada/KOHA

Kontratat e dëmshme, punësimet familjare dhe politike, qiratë e panevojshme, sipas inxhinierit të telekomunikacionit, Ali Mehmeti, tjetërsuan të hyrat e PTK-së në mënyrë të egër, duke e sjellë atë në situatë që të mos mbulojë as shpenzimet e veta afariste.

“As punësimet e tepërta dhe të panevojshme, as harxhimet e panevojshme dhe abuzive, as mosinvestimi në zhvillim dhe modernizim, as aplikacionet “Viber” dhe “WhatsApp” nuk e falimentuan Telekomin e Kosovës. Atë e falimentoi kontrata e dëmshme me operatorin virtual “Z mobile”, që Telekomit të Kosovës ia shkaktoi dëmin prej 110 milionë eurosh. PTK e atëhershme nënshkroi një kontratë me “Devolli Grup” për krijimin e një operatori virtual (Z Mobile) me të cilin do të ndante fitimin 78 : 22 për qind në favor të operatorit virtual. Kjo kontratë mundësoi që në vitin 2012 ky operator të zotërojë 9 për qind të tregut të telefonisë mobile, që përkthyer në numra absolut bën 150.200 abonentë. Në të njëjtën kohë Telekomi i Kosovës kishte 1.068.092 abonentë dhe të ardhura nga telefonia mobile 127,4 milionë euro. Pra, i bie që PTK ia fali “Z-Mobile” këta 150.200 abonentë dhe humbi 14 milionë euro vetëm në vitin 2012”, ka thënë Mehmeti, për e diela në KOHËN Ditore.