Arbëri

115 milionë më pak të hyra, Dogana synon t'i mbledhë mbi 1 miliard euro për buxhetin e shtetit

Foto: Ilustrim
 

115 milionë euro apo 11 për qind më pak janë mbledhur nga Dogana e Kosovës që nga fillimi i vitit 2020. Derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Dogana ka arritur t’i mbledh 972 milionë euro.

Ndonëse në fillim të këtij viti, performanca e të hyrave ishte e kënaqshme, rënia e të hyrave filloi nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19.