Arbëri

Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme. Pikë e rendit të ditës është Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Sipas njoftimit, seanca do të fillojë në orën 11:00.

Ndërkaq, para nisjes së seancës do të mblidhet online Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjes së Agjencisë Kundër Korrupsion . Pikë e rendit të ditës do të jetë votimi i raportit të Komisionit Funksional në Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky komision në rend dite ka edhe votimin e raportit me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin nr.07/L-005 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063 dhe me Ligjin 05/L-007.