Arbëri

Trupat maqedonase nisin angazhimin në kuadër të KFOR-it në Kosovë

Foto: REL
 

Misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, (KFOR), dje, e hënë, i është bashkuar kontingjenti i 27-të nga Maqedonia e Veriut.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se 44 trupa nga kazerma “Kuzman Josifovski – Pitu” në Tetovë, të udhëhequr nga kapiteni Hristijan Dimchevski, do të shërbejnë me qendër në Pejë.