Arbëri

Gastronomët thonë se sektori i tyre po pëson një përmbysje nga e cila do ta ketë të vështirë rikuperimin

Descriptive Text

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (SHGK) ka reaguar pas masave të reja të propozuara ku pritet të kufizohet orari I punës në gastronomi dhe qendra tregtare nga ora 21:00 deri në orën 05:00 (përveç shërbimit “merre me vete”). Masat pritet të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.

ShGK-ja ka kërkuar që të respektohet çdo vendim që ka për qëllim luftimin dhe parandalimin e pandemisë, mirëpo ka kritikuar institucionet, duke kërkuar nga to që të jepen sa më shpejtë formula ekonomike e politike për të dalë nga kjo gjendje.

i gastronomisë, edhe pa këto paralajmërimet e fundit është shumë i goditur dhe është duke vuajtur konsekuencat e masave të aplikuara gjerë më tani. Mirëpo, nëse vazhdojmë me këtë ritëm të bërjes së politikës dhe ndërhyrjes së shtetit në ekonomi, padiskutim që gastronomia do të ketë përmbysje dhe vështirë që do të rikuperohet për tu bërë siç ishte para pandemisë. Andaj, ju bëjmë thirrje institucioneve publike që të vazhdojnë të menaxhojnë pandeminë, të cilën shoqata jonë do ta mbështesë me të gjithë kapacitetin që posedon. Në anën tjetër urgjentisht, propozon që institucionet relevante të vazhdojnë me subvencionimin e linjës së pagave të punëtorëve, të fillojnë me subvencionimin e qirasë, ndarjen e granteve që stimulojnë afarizmin në gastronomi, dhe krijimin sa më të shpejtë të një pakoje që ka për qëllim mbështetjen e sektorit në pajtim me kërkesat tona”, thuhet në reagimin e SHGK-së.

SHGK-ja ka caktuar për të hënën në ora 14:00 mbledhje të jashtëzakonshme pranë hapësirave të Odës Ekonomike të Kosovës, për të shteruar propozimet e anëtarëve të Kuvendit, dhe vendosur lidhur me hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga ta.

“Ju lutemi të gjithë gastronomëve, qytetarëve, dhe institucioneve që të bashkëpunojnë më shumë në luftimin dhe parandalimin e virusit, dhe të balancojnë harmoninë e marrjes së vendimeve që luftojnë pandeminë në njërën anë, dhe përkrahin ekonominë në anën tjetër!” – thuhet nga SHGK-ja.