Arbëri

Qeveria thotë se do të rigjenerojë ekonominë e goditur nga pandemia

Qeveria thotë se do të rigjenerojë ekonominë e goditur nga pandemia

Në vazhdën e vizitave te bizneset private, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, vizituan sot një fabrikë në Podujevë, ku shprehën mbështetjen institucionale për bizneset në mënyrë që të rigjenerohet ekonomia e vendit.

I dyti i qeverisë, Besnik Tahiri tha se fokusi kryesor i tyre është që përmes pakos së rimëkëmbjes ekonomike t’iu dalin në ndihmë sektorit privat.