Arbëri

Eliot Engel Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Bill Clintoni dhe NATO, jo ti

Eliot Engel Trumpit: Luftën në Kosovë e përfundoi Bill Clintoni dhe NATO, jo ti

Udhëheqësi i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel, në një postim në Twitter i ka thënë presidentit Donald Trump se luftën në Kosovë e kishte përfunduar Bill Clintoni e NATO dhe “jo ti”.

Trumpi gjatë fushatës elektorale në Nebraska ka thënë se me marrëveshjen e Washingtonit i ka dhënë fund një konflikti të përgjakshëm, ku ka shpëtuar mijëra jetë.