Arbëri

KGJK-ja pezullon gjyqtarin e akuzuar për korrupsion në tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së

KGJK-ja pezullon gjyqtarin e akuzuar për korrupsion në tjetërsimin e pronës milionëshe të RTP-së
Foto: Ilustrim

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka njoftuar se është pezulluar nga detyra gjyqtari Lekë Prenaj.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), nën udhëheqjen e Kryesuesit Skender Çoçaj, përmes platformës online mbanë takimin e jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të rendit të ditës: Njoftimi i Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, për ngritjen e aktakuzës ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Lekë Prenaj, për veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”, thuhet në njoftim.