Deputetët e Kuvendit të Kosovës zgjodhën Arina Gashi-Hamdiun, anëtare të bordit në KOSTT. Në votimin ku parashihej vetëm pjesëmarrja e grave sipas kuotës gjinore, Gashi-Hamdiu mori mbi 50 vota të të zgjedhurve të popullit. Ndërsa për pozitën tjetër, të njëjtit pritet të rivotojnë sërish ndërmjet Gjyldane Kiçmarit dhe Lejla Simnicës.
Ndërkohë dështoi votimi i një anëtari nga komunitetet joshumicë për shkak se asnjëri prej kandidatëve nuk mori votat e mjaftueshme. Për këtë arsye konkursi do të ripërsëritet.
Nga 97 deputetë që kanë marrë pjesë për përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë, asnjëri nuk e ka marrë shumicën e nevojshme Rrjedhimisht për një anëtarë të Kostit nga radhët e komuniteteve jo shumicë duhet të përsëritet konkursi. Ndërsa sa i përket kandidatëve sipas kuotës gjinore, sipas rezultateve është zgjedhur me shumicën e votave Ajrina Gashi-Hamdiu, kurse për anëtaren e dytë do të kemi rivotim. E aty shkojnë Gjyldane Kiçmari dhe Lejla Simnica”, tha ajo.
Ndërkaq, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur Ylber Fetahaj dhe Avdyl Hyseni anëtarë të Bordit për Ankesa të Mediave.
Pas votimit të kësaj pike, në mungesë të kuorumit grupet parlamentare u dakorduan që seanca plenare me pikat e mbetura të vazhdojë të hënën në orën 10:00. /KSP