Arbëri

Daçiq thotë se shqiptarët e Luginës janë zemëruar me të pasi atje dikur "ka arrestuar terroristë"

Daçiq thotë se shqiptarët e Luginës janë zemëruar me të pasi atje dikur

Kryeparlamentari i ri i Serbisë, Ivica Daçiq, gjatë një interviste në TV Hepi të Beogradit, u pyet edhe për deklaratat e deputetit nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, dje në Parlamentin e Serbisë.

Daçiq u përgjigj se deputetët nga jugu i Serbisë, nga Lugina e Preshevës, janë të zemruar ndaj tij që nga koha kur ky ishte ministër i Policisë, raportojnë mediat serbe, transmeton Koha.net.