Arbëri

Zyra e KNKDHF-së po harton strategji kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje

Descriptive Text

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherësh koordinator nacional kundër dhunës në familje, Florian Dushi, sot ka marrë pjesë në një konferencë virtuale për të diskutuar për standardet e Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës, e cila ka të bëjë më ngritjen e vetëdijes dhe marrjen e masave kundër dhunës ndaj grave, ndaj vajzave dhe dhunës në familje në përgjithësi, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë kësaj konferencë, Dushi fillimisht ka përshëndetur aprovimin e Konventës së Stambollit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, duke e vlerësuar si instrument ligjor shumë të rëndësishëm për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe të dhunës në familje, ndryshim kushtetues ky i mirëpritur duke marr parasysh edhe faktin së përveç plotësim-ndryshimit të ligjit kundër dhunës në familje, Zyra e Koordinatorit Nacional është në fillim të hartimit të Strategjisë së re Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje.

Tutje thuhet se në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje ai mbetet i përkushtuar që hartimi i politikave për mbrojtjen nga dhuna në familje të jenë të harmonizuara me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Dushi gjithashtu ka përmendur hapat të cilët janë ndërmarr bashkërisht me partnerët vendor dhe ndërkombëtar në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe zbatimin e Planit të Veprimit 2010-2020 i cili trajton shërbimet që institucionet tona ofrojnë dhe duhet të ofrojnë për viktimat e dhunës në familje por edhe ndjekjen penale të kryesve të këtij lloji të krimit. Si hap i rëndësishëm është vlerësuar edhe krijimi i Bazës së Integruar i të Dhënave për evidentimin e rasteve të dhunës në familje, e cila plotësohet me të dhëna nga të gjithë akterët relevant”, thuhet në komunikatë.

Derisa theksohet se Zyra e KNKDHF-së ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për një koordinim dhe angazhim edhe më të madh sa i përket harmonizimit të infrastrukturës ligjore me Konventën e Stambollit dhe për ndërtimin e praktikave më të mira në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, të cilat do të ndikonin që Kosova në të ardhmen të bëhet model i parandalimit dhe trajtimit të këtij fenomeni negativ brenda shoqërisë sonë.