Arbëri

Thaçi dekoron me Medalje Presidenciale profesorët Krasniqi e Bashota

Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota janë dekoruar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë.

Po ashtu Thaçi ka ndarë medalje edhe për shkrimtarin Abdullah Konushevci.

“Profesorët Milazim Krasniqi dhe Sali Bashota, sot i dekorova me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e pareshtur në publicistikën, kulturën dhe arsimin tonë. Po ashtu, pas vdekjes, këtë medalje e ndava edhe për shkrimtarin e shquar, Abdullah Konushevci.

Si studiues, shkrimtarë dhe publicistë, me punë dhe përkushtim të pandalshëm, të dekoruarit i kanë dhënë frymë të re studimeve albanologjike dhe vlera kombëtare letërsisë shqipe”, ka shkruar Thaçi.