Arbëri

Veliu priti ambasadorin e BE-së në Kosovë, prioritet thekson luftimin e korrupsionit e të krimit

Veliu priti ambasadorin e BE-së në Kosovë, prioritet thekson luftimin e korrupsionit e të krimit

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog.

Fillimisht, në këtë takim ministri Veliu e njoftoi Szunyog për prioritet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar se prioritet kryesor është luftimi i korrupsionit dhe i të gjitha llojeve të tjera të krimit.