1 perditesime
15:47

SHKUK-ja “e lidh” notën e protestës nga Kardiologjia me “keqpërdorimet në këtë klinikë”

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka reaguar lidhur ne notën e protestës që Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ia ka nisur sot kryeministrit Avdullah Hoti për marrje të hapësirave.

SHSKUK-ja në reagim thotë se organizimi i hapësirave dhe personelit është bërë konform situatës me COVID-19 dhe se kjo notë proteste vjen pak orë pas publikimit të raportit të auditimit të brendshëm, ku janë gjetur keqpërdorime.

“Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi. Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

12:55

Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit

Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive.

Sipas letrës, të cilën e kanë dërguar edhe në redaksinë e KOHËS, në këtë hapësirë përfshihen me 14 shtretër, hapësirat përcjellëse të administratës dhe stafit infermieror si dhe aparaturat përcjellëse.

Ata thonë se përkundër kërkesave për përmirësim të kushteve, ende nuk është marrë ndonjë veprim konkret.

Me kushtet e krijuara, sipas tyre, është duke u rritur lista e pritjes ë pacientëve të cilët kërkojnë shërbime në këtë repart.

Bashkëngjitur gjeni kërkesat e stafit të Kardiologjisë Invazive. Shkarko dokumentin