Arbëri

Kryeministri i uron shërim Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka uruar shërim të shpejtë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pasi ky i fundit njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se Kurtit dhe gjithë të infektuarve iu uron që të përballojnë sa më lehtë këtë gjendje.

“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t'i përballojnë simptomat dhe t'i kthehen angazhimeve të përditshme”.

Hoti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit nga Kurti, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.