Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka uruar shërim të shpejtë, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, pasi ky i fundit njoftoi se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka shkruar se Kurtit dhe gjithë të infektuarve iu uron që të përballojnë sa më lehtë këtë gjendje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t'i përballojnë simptomat dhe t'i kthehen angazhimeve të përditshme”.
Hoti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendëskryeministrit nga Kurti, në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër.