Arbëri

Të enjten në Bruksel diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës

Të enjten në Bruksel diskutohet për zgjidhjen e pretendimeve financiare dhe çështjet e pronës

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se nesër do të ketë takim Kosovë-Serbi në Bruksel në nivel ekspertësh.

Sipas njoftimit për media, me ftesë të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga Koordinatori Shtetëror Skënder Hyseni, ka udhëtuar sot për në Bruksel, ku nesër pritet të zhvillohet takimi i radhës me delegacionin nga Serbia.