Artisti Gani Jakupi në emisionin Desku në KTV ka treguar se sa fascinuese ishte që ta intervistonte kryepersonazhin e librit të tij, Eloy Gutierrez Menoyo, kryeprotagonist i revolucionit kuban.
“Kur ka qenë revolucioni kuban dy ushtri kanë luftuar kundër diktatorit, ajo i Fidel Castros dhe ushtria e një djali të refugjati spanjoll, Eloy Gutierrez Menoyo. Këto dy ushtri e kanë pasur të njëjtën forcë, të njëjtin numër të njerëzve dhe kanë pasur edhe të njëjtën peshë. Menoyo ka qenë i pari që ka hyrë në Havanë”, ka thënë Jakupi. “Kur e kam parë një fotografi të William Alexander Morganit, nuk mund të besoja se një janki, një amerikan jo vetëm që ka marrë pjesë në luftën kundër Batistës, që ka qenë pjesë e revolucionarëve por që edhe ka mbërri në gradën komandant. Ka qenë kjo grada më e lartë në ushtrinë rebele kubane”.
Tutje Jakupi shton se aty veç Menoyo edhe Fidel Castro kanë qenë kryekomandantë, kurse Che Guevara e Morgani komandantë.
“Ka qenë graduale. Në fillim kam shkruar një storje aksionale, aventureske. Pasi e kam nënshkruar kontratën jam takuar me një gazetare që mka treguar që bashkë protagonisti i kësaj storje Menoyo është ende gjallë. edhe është i vendosur në Havanë. Mu duke fascinuese me e takuar personazhin e romanit tënd. Është diçka që nuk e kemi gjithmonë fatin, posaçërisht kur është diçka historike”, shprehet Jakupi. “Prej se kam nisur të punoj në këtë projekt, e derisa e kam dorëzuar gjysma e këtyre personazheve kanë vdekur, në atë kohë. Guevara e Morgani që kanë pasur, njëri është pushkatuar, e tjetrin e kanë quar në kurth. Fidel Castro ishte ende gjallë, vëllau i tij ishte në pushtet po ndërkohë vdiq edhe Castro e disa personazhe të tjerë që i kam njohur mirë dhe që kam qëndruar shumë”.