Arbëri

RRSHP-ja kërkon të njihen humbjet në produkte me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

RRSHP-ja kërkon të njihen humbjet në produkte me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike
Foto: Ilustrim

Në përputhje me misionin për zhvillimin e marrëdhënieve të dobishme reciproke në mes të anëtarëve të Rrjetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, Rrjeti i Shitësve me Pakicë (RRSHP) përmes një shkrese drejtuar Komisionit për Buxhet dhe Transfere propozon që Ligji i Rimëkëmbjes Ekonomike të përfshijë tre (3) masat në vijim:

*Trajtimin e kallos (humbjes, avullimit, shkatërrimit të produkteve të caktuara) përmes legjislacionit, gjegjësisht përmes Udhëzimit Administrativ në kuadër të Ministrisë së Financave, bazuar në Ligjin për TVSH-në.