Arbëri

Asociacioni bllokon negociatat, ende pa datë kur mund të rinisin takimet

Mospajtimet rreth modaliteteve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kanë futur në bllokadë negociatat Kosovë-Serbi.

Zyrtarë të Brukselit, por as ata në Prishtinë, nuk kanë dhënë një datë se kur mund të rinisin ato, raporton KOHA.

Derisa pala kosovare refuzon që kjo çështje të shtrohet në tryezën e bisedimeve, ajo serbe nuk pranon të diskutohet për temat e tjera.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, i ka thënë KOHËS se janë duke punuar në përgatitjen e takimit të radhës, qoftë në nivel të ekspertëve apo nivel të lartë politik.