Arbëri

Abrashi paraqiti planin e investimeve në infrastrukturë në Këshillin Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit

Abrashi paraqiti planin e investimeve në infrastrukturë në Këshillin Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka marrë pjesë në takimin e tretë të Këshillit Ministror të Traktatit të Komunitetit të Transportit në platformën online, që është mbajtur këtë të hënë.

Në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe znj. Adina Vălean, komisionere europiane për Transportin dhe z. Olivér Várhelyi, komisioner europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, gjithashtu edhe të gjithë ministrat e infrastrukturës-transportit të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.