Arbëri

Apeli ia refuzon ankesën Telekomit për kontestin me Z-Mobile

Apeli ia refuzon ankesën Telekomit për kontestin me Z-Mobile
Foto: KOHA

Gjykata e Apelit ia ka refuzuar ankesën Telekomit të Kosovës lidhur me kontestin me Z-Mobile. Këtë e ka konfirmuar avokati i Telekomit, Gazmend Nushi.

“Po, mund t’ua konfirmoj që ankesën tonë e ka refuzuar Apeli mirëpo s’mund të jap detaje të tjera pa marrë leje nga Telekomi. Jemi në bashkëpunim me Telekomin dhe do shohim për hapat e ardhshëm”, i ka thënë shkurtimisht Nushi KOHËS.