Arbëri

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite janë pika nga seancat e kaluara

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite janë pika nga seancat e kaluara
Foto: Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Mbledhja do të fillojë në orën 14:00, ndërsa në njoftimin drejtuar mediave, thuhet se në rend të ditës janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara të Kryesisë, pikat e papërfunduara nga seancat e mëhershme plenare, ndër to votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, dhe votimi i propozim-rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi.