Arbëri

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend të ditës janë pikat e papërfunduara në seancat e kaluara

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend të ditës janë pikat e papërfunduara në seancat e kaluara
Foto: Ilustrim
 

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të ketë mbledhje të Kryesisë së Kuvendit.

Në njoftimin drejtuar mediave thuhet se rend të ditës janë miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara të Kryesisë, pikat e papërfunduara nga seancat e mëhershme plenare, ndër to votimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, dhe votimi i propozim-rezolutës për dialogun Kosovë-Serbi.