Arbëri

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Katër të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit
Foto: Ilustrim

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ka humbur jetën një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana dhe një 81-vjeçar nga Gramshi.

Përgjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar 299 persona të infektuar me koronavirus dhe janë shëruar 106, shkruan KOHA.