Arbëri

​Kosova i bashkohet thirrjes globale të veprimit për fuqizim ekonomik të grave

​Kosova i bashkohet thirrjes globale të veprimit për fuqizim ekonomik të grave

Republika e Kosovës i bashkëngjitet thirrjes globale të veprimit për fuqizim ekonomik të grave, një iniciativë e SHBA-së, në përkrahje të avansimit të pjesëmarrjes së plotë dhe të lirë të grave në ekonomi.

Me këtë rast, ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla nënshkroi deklaratën zyrtare të Thirrjes Globale të Veprimit për Fuqizim Ekonomik të Grave, duke iu bashkuar homologëve nga shumë shtete të botës për të riafirmuar rolin e rëndësishëm që kanë gratë për përparim shoqëror dhe zhvillim ekonomik.