Arbëri

Shefi i BE-së: Kosova e Serbia duhet të bëjnë ndryshime për themelimin e ASK-së

Shefi i Zyrës dhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka mbështetur deklaratën e emisarit të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, të bërë në Beograd.

Në takimin që ka pasur me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë ndryshime kushtetuese kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare, raporton KOHA.
Szunyog ka thënë se i takon Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.