Arbëri

Mustafa e Haradinaj takohen në Kuvend

Krerët e dy partive më të mëdha të koalicionit, ai i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë duke e mbajtur një takim në zyrën e Grupit parlamentar të LDK-së në Kuvend, ka bërë të ditur KP-ja të premten.

Sipas KP-së, në takim është edhe kreu i partisë tjetër pjesë e koalicionit, Fatmir Limaj i Nismës.

Kohëve të fundit është lëkundur goxha shumë koalicioni për shkak të postit të presidentit.

Haradinaj insiston të marrë këtë post pas largimit të Hashim Thaçit. Madje e ka vënë si kusht për bashkëqeverisje me LDK-në.