Arbëri

Qeveria e quan të sigurt sistemin nga i cili për 8 minuta u vodhën 2 mln euro

8 minuta kanë qenë të mjaftueshëm që përmes një ndërmarrjeje kriminale shtetit nga Thesari t’i vidhen 2 milionë e 77 mijë euro.

Personi i vetëm, që deri tani ka përfunduar në pranga për këtë aferë, zyrtari i Ministrisë së Financave, Labinot Gruda, do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.