Arbëri

4 të vdekur e 297 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Descriptive Text

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundit katër persona me COVID-19 kanë vdekur.

Derisa nga 1375 testime kanë rezultuar 297 persona pozitivë me COVID-19, transmeton KOHA.

Kurse janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në Shqipëri që prej fillimit të epidemisë.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftim.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” aktualisht po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.