Arbëri

Kontrollorët e trafikut ajror në Kosovë falënderohen me kolegët në mbarë botën

Teksa bota ende nuk është liruar nga pandemia e virusit Covid 19, kontrollorët e trafikut ajror në Kosovë, janë falënderuar për përpjekjet e tyre për rivendosjen e rrjetit ndërkombëtar të fluturimeve.

Çdo 20 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, ditë kjo në të cilën sivjet janë falënderuar veçanërisht këta punëtorë për punën e tyre në kohë pandemie, për të mirëmbajtur këtë formë të udhëtimit.

Në urimin e saj për këtë ditë, Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në Kosovë (SINKON), është thënë se “si pjesë e një industrie që është e përqendruar në siguri, ku gjithçka që bëjmë është krijuar për t'u rikuperuar nga ngjarje të paparashikuara, ne jemi subjekt i sfidës sonë më të madhe në këtë shekull, në historinë e profesionit tonë.” – transmeton KOHA.

“Më gjithë sfidat e mëdha, përkundër situatës në pandemi për shkak të virusit Covid-19, kontrollorët kanë qenë gjithnjë në detyrë dhe kanë siguruar që porta e vetme e Kosovës me Evropën të qëndrojë e hapur gjithë kohën. Kontrollorët se bashku me pilotët ua dhuruan një "zemër" Kosovës për të ngritur pak moralin dhe optimizmin për të ardhmen në një kohë plotë pasiguri për të gjithë ne.” – kanë kujtuar nga SINKON në urimin e tyre.

Image