Arbëri

Publikohet lista e 20 shteteve që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit

Publikohet lista e 20 shteteve që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit

Në listën e shteteve të cilat Kosova aktualisht i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit nga COVID-19 figurojnë 20 shtete, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Facebook.

Shtetet që Kosova i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit janë: Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtenshtajni dhe Portugalia.