Familja e veprimtarit Remzi Hoxha, i cili u zhduk para 25 vitesh në Shqipëri, ka lajmëruar se do të shpallë të mbyllur kërkimin e eshtrave të tij.
Ndërkaq kanë paralajmëruar se vitin e ardhshëm, do të bëjnë varrimin dhe memorialin e tij.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, ndërkaq për detaje tjera ata kanë thirrur konferencë për shtyp e cila do të mbahet të mërkurën.
“Pas 25 vite vuajtje, maltretime dhe tortura psikike e emocionale, familja jonë ka vendosur t’i japi fund kërkimit të pafund të eshtrave të tija dhe të mbyllim këtë kapitull të tmerrshëm të jetës tonë. Vitin që vjen, më 21 tetor, 2021, do bëjmë varrin dhe memorialin e babait tonë Remzi Hoxha me ç ‘rast ju njoftojmë edhe për detajet tjera”, thuhet në njoftim.
-
20 tetor 2020 11:24
-
Shpërndaje në: