Arbëri

Hoti jep pëlqimin për hapje të misionit diplomatik në Izrael

Hoti jep pëlqimin për hapje të misionit diplomatik në Izrael

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, duke dhënë pëlqimin e tij për ta dërguar te presidenti Hashim Thaçi kërkesën për hapje të misionit diplomatik në Izrael.

“Izraeli është partner strategjik i Kosovës dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve vie si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti.