Arbëri

Vllahiu për situatën me COVID-19 në Çeki: Nuk ka shumë kërkesa për kthim në Kosovë

 

Ambasadori i Kosovës në Çeki, Arbër Vllahiu, ka thënë se në javët e fundit ka pasur shpërthim të hovshëm të virusit në Çeki, duke shtuar se nuk ka pasur kërkesa të mëdha për kthim në Kosovë të shtetasve kosovarë.

Ai ka thënë se numrat janë rritur, duke shtuar se vetëm të premten e kaluar ka pasur mbi 11 mijë raste të reja të infektimit.