1 perditesime
13:22

Lajçak: S'ka normalizim të marrëdhënieve pa Asociacionin

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,  i ka bërë kërkesë të qartë politikanëve në Kosovë - ta implementojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“T’ju shpjegoj se marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe pastaj më 2015, por nuk është implementuar. Është opinion i Kushtetutës. Duhet themeluar në pajtueshmëri me Gjykatën Kushtetuese. Duhet të diskutohet statuti në hapin e radhës. Pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, marrëveshja fillon të implementohet pas nënshkrimit. Implementimi do të jetë pas nënshkrimit të marrëveshjes. Për detaje për Asociacionin duhet dakorduar si pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes. Nuk duhet të ketë mungesë e paqartësi për çështje në momentin e nënshkrimit. Implementimi fillon pas nënshkrimit. Duhet të kemi qartësi çfarë nënshkruajmë dhe çfarë po na thonë. E kemi vitin 2013 dhe 2015 dhe opinionin e Gjykatës Kushtetuese, në bazë të këtyre të përgatiten dokumentet dhe të diskutojmë. Partnerët u pajtuan se kjo do të diskutohet”, tha Lajçaku, raporton KOHA.

Këtu, Lajçaku ka shtuar se Asociacioni duhet implementuar sepse thotë se është diskutuar dhe është pjesë e negociatave.

Por, kur është pyetur se çka do të thotë normalizimi, Lajçaku tha se s'i takon atij të tregojë. Por, ka thënë se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa asociacionin. 

“Ne po negociojmë në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Për mua nuk i bie ta përkufizojë çfarë i bie normalizimi. Kosova e ka bërë të qartë se si është normalizimi dhe Beogradi e ka bërë të qartë. Do të mundohem të gjejmë një normalizim. Jam të lehtësojë procesin. Nuk më bie të them çfarë është ajo. Nuk jam në pozitë të dua marrëveshje më shumë se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka vullnet për marrëveshje nuk do të ketë marrëveshje. Nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa Asociacion. Kosova e ka nënshkruar, Kuvendi e ka ratifikuar, Kosova duhet ta implementojë. Është pjesë e negociatave. Kur politikanët nuk duan ta rihapin tekstin, dhe ne nuk duam, por duam ta implementojnë atë që është premtuar. Është parim kyç të implementohet çdo gjë që është shkruar. Kjo është kyçe. Është diskutuar. Implementimi do të vie me marrëveshjen, kompromisi është parim i mirë i njohur në çdo negocim. Nëse dua të marrë diçka dua të japë diçka. Ne takohemi për kompromis për të marrë diçka. Janë negociata të vështira e dy palët duhet të jenë të gatshme të bëjnë pjesën e tyre e të japin e të marrin atë çfarë duan”, tha ai.

13:12

Lajçak: Kosova t’i përmbushë zotimet, përfshirë Asociacionin

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media në ditën e fundit gjatë vizitës në Kosovë, foli edhe për Asociacionin.

“BE-ja nuk ka interes në destabilizimin e Kosovës dhe Kosova ka bërë zotim me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, duhet të tregoj konsistencë në përmbushjen e zotimeve. Dialogu bëhet për të diskutuar çështjet e mbetura me Beogradin. Duhet të përmbyllë çështjet e hapura, por duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje duhet të dalë si rezultat i kompromisit. Bashkëbiseduesit të jenë të bashkuar në dialog, ta çojnë dialogun përtej politikave ditore. I ftojë bashkëbiseduesit të jenë të gatshëm për kompromis. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe mirëkuptimin se është i rëndësishëm për Kosovën. Konfirmuan se Kosova do t’i përmbushin të gjitha zotimet, përfshirë edhe Asociacionin”, tha Lajçaku, raporton KOHA.

Sipas tij, ky rezultati më i rëndësishëm e më pozitivë për Kosovën.

“Pata diku 25 takime takova liderë politikë dhe pashë një pasqyrë precize me situatën politike këtu. Kjo ishte vizita ime e dytë në Kosovë. Që atëherë keni bërë progres të mirë me dialogun. U dakorduam se cilat janë temat kryesore deri te marrëveshja. Po negociojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë’, tha Lajçaku,

Me këtë marrëveshje, tha ai, “synojmë të ndihmojmë stabilizimin në rajon”.

“Filluam procesin duke diskutuar dy çështje të rëndësishme. E para çështja e të Zhdukurve dhe të zhvendosurve, temë e rëndësishme, sepse kjo përfshinë familjarët e të cilëve po mundohen të identifikojnë vendin e të dashurve të tyre, çështje e rëndësishme për pajtimin/ çështjet ekonomike shumë e rëndësishme sepse simbolizon bashkëpunimin rajonal dhe kemi bërë progres të plotë në këtë çështje dhe na ka dhënë mundësi të adresojmë Pakon e radhës të çështjeve që janë sensibile, komplekse e të rënda”, tha Lajçaku.

Ai madje ka falënderuar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Falënderoj kryeministrin Hoti dhe kryenegociatorin Skender Hyseni. Hoti ka treguar lidership të vërtetë në rifillim të dialogut në rrethana të vështira. Ai kritikohet shpesh rëndë këtu, por ai është marrë me tema të mëdha e përkushtim të vërtetë dhe shtetet e BE-së e kanë vërejtur dhe e çmojnë këtë. Nuk ka çështje të lehta dhe ne pajtohemi t’iu diskutojmë çështjet për të zgjidhur ato. Çështje shumë e madhe dhe çështja në lidhje me Asociacionin të komunave me shumicë serbe”, tha Lajçaku.

Lajçaku, njoftoi se sot pasdite udhëton për në Beograd dhe takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.