Arbëri

Lajçak: Kosova t’i përmbushë zotimet, përfshirë Asociacionin

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media në ditën e fundit gjatë vizitës në Kosovë, foli edhe për Asociacionin.

“BE-ja nuk ka interes në destabilizimin e Kosovës dhe Kosova ka bërë zotim me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, duhet të tregoj konsistencë në përmbushjen e zotimeve. Dialogu bëhet për të diskutuar çështjet e mbetura me Beogradin. Duhet të përmbyllë çështjet e hapura, por duhet të jetë e qartë se çdo marrëveshje duhet të dalë si rezultat i kompromisit. Bashkëbiseduesit të jenë të bashkuar në dialog, ta çojnë dialogun përtej politikave ditore. I ftojë bashkëbiseduesit të jenë të gatshëm për kompromis. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe mirëkuptimin se është i rëndësishëm për Kosovën. Konfirmuan se Kosova do t’i përmbushin të gjitha zotimet, përfshirë edhe Asociacionin”, tha Lajçaku, raporton KOHA.

Sipas tij, ky rezultati më i rëndësishëm e më pozitivë për Kosovën.

“Pata diku 25 takime takova liderë politikë dhe pashë një pasqyrë precize me situatën politike këtu. Kjo ishte vizita ime e dytë në Kosovë. Që atëherë keni bërë progres të mirë me dialogun. U dakorduam se cilat janë temat kryesore deri te marrëveshja. Po negociojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht e detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë’, tha Lajçaku,

Me këtë marrëveshje, tha ai, “synojmë të ndihmojmë stabilizimin në rajon”.

“Filluam procesin duke diskutuar dy çështje të rëndësishme. E para çështja e të Zhdukurve dhe të zhvendosurve, temë e rëndësishme, sepse kjo përfshinë familjarët e të cilëve po mundohen të identifikojnë vendin e të dashurve të tyre, çështje e rëndësishme për pajtimin/ çështjet ekonomike shumë e rëndësishme sepse simbolizon bashkëpunimin rajonal dhe kemi bërë progres të plotë në këtë çështje dhe na ka dhënë mundësi të adresojmë Pakon e radhës të çështjeve që janë sensibile, komplekse e të rënda”, tha Lajçaku.

Ai madje ka falënderuar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Falënderoj kryeministrin Hoti dhe kryenegociatorin Skender Hyseni. Hoti ka treguar lidership të vërtetë në rifillim të dialogut në rrethana të vështira. Ai kritikohet shpesh rëndë këtu, por ai është marrë me tema të mëdha e përkushtim të vërtetë dhe shtetet e BE-së e kanë vërejtur dhe e çmojnë këtë. Nuk ka çështje të lehta dhe ne pajtohemi t’iu diskutojmë çështjet për të zgjidhur ato. Çështje shumë e madhe dhe çështja në lidhje me Asociacionin të komunave me shumicë serbe”, tha Lajçaku.

Lajçaku, njoftoi se sot pasdite udhëton për në Beograd dhe takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.